E-LSG Platform

Mirë se erdhët në platformën E-LSG për digjitalizimin e shërbimeve në njësitë e vetëqeverisjes lokale


E-Pagesë

Kryej pagesën e detyrimit

E-Vullnetarë

Regjistrohu si vullnetar

Platforma E-LSG është një mjedis softuerik i orientuar drejt shërbimeve, me infrastrukturë të fuqishme dhe të shkallëzueshme, e projektuar për digjitalizimin e një game të gjerë shërbimesh të njësive të vetëqeverisjes lokale. Ajo është dizajnuar për të mundësuar pasurimin e lehtë dhe ekonomik me shërbime të reja për qytetarët dhe për të ndihmuar uniformitetin dhe standardizimin e punës së nëpunësve komunalë, racionalizimin e kostove dhe minimizimin e humbjes së të ardhurave të shkaktuara nga niveli i ulët i mbulimit me zgjidhje efektive IT. Aktualisht, me këtë platformë janë të përfshira shërbimet vijuese:

- Sistem elektronik për arkëtimin e detyrimeve ndaj komunës (tatime dhe detyrime parafiskale) – i qasshëm përmes menysë: E-Pagesë,

- Sistem për pagesë elektronike të faturave ndaj ndërmarrjeve publike – i qasshëm përmes menysë: E-Pagesë,

- Sistem elektronik i vullnetarëve – i qasshëm përmes menysë: E-Vullnetarë dhe

- Platformë online për forum komunal – e qasshme përmes menysë: E-Forume.

Projekti është realizuar me mbështetjen e UNDP dhe FITR dhe me të janë përfshirë komunat: Bogovinë, Kumanovë, Prilep, Shën Nikollë dhe Qendër Zhupë. Është mundësuar edhe bashkimi i komunave të tjera që do të shfaqin interes për të qenë pjesë e këtij sistemi të integruar dhe interoperabël.